Vendimi i Komiteti të Ekspertëve për të bërë të detyrueshëm vaksinimin në auditore, ka detyruar një student të ekonomikut të pezullojë studimet e tij.
Gjatë një interviste për “Fax News”, Shyqyri Myrtollari theksoi se ky vendim është politik pasi gjatë verës u lejuan pa logjikë mitingjet dhe fushata elektorale. Sipas tij, studentë të tjerë dhe pedagogë pritet që të bojkotojnë mësimin.
“Pezulloj studimet e mia për një periudhë 1-vjeçare për të parë që vaksina është ose jo efektive. Nuk arrita ta kuptoj përse vaksinimi është i detyrueshëm. Mësimi online nuk është për të na mbrojtur shëndetin. Unë nuk jam bërë 24 orë pas vendimit kam marrë përkrahje nga studentët e tjerë por të shohim sa vet do më mbështesin. Gjithashtu edhe një prej petagog do të tërhiqet nga mësimdhënia.
Ky është një vendim politik sepse gjatë 3 muajve të verës nuk kishte asnjë mase kufizuese. Gjatë fushatës u lejua që të gjithë morën pjesë në mitingje dhe takime elektorale, kurse aty ku jepet dija është e ndaluar kjo nuk është logjike. Unë jam në pritje të një përgjigje në të kundërt edhe studentë të tjerë do bojkotojnë mësimin”, u shpreh Myrtollari.
Studenti që refuzon të futet në auditor nënvizon se mësimi online ishte një zgjidhje e përkohshme dhe sipas tij ka ardhur koha që të hiqet dorë nga këto vendime të pabazuara në fakte.
“Jam kategorish kundër mësimit online. Fillimisht kjo ishte një zgjidhje alternative kur nuk dinim si do rridhnin ngjarjet. Është shumë e nevojshme që të jetë mësim në auditore dhe nuk duhet të kufizohemi për vaksinimin e detyrueshëm. Vendimet e komitetit të ekspertëve janë të pargumentuara dhe janë të pabazuara dhe ka shkarkime shkencore. Komiteti i ekspertëve nuk kanë bërë studime as kërkime por japin urdhër. Ata që kalojnë virusin në mënyrë natyrale ka një mbrojtje më të mirë, nuk kam nevojë që të bëj vaksinën, unë nuk jam i dëmshëm për ata që kanë marrë vaksinën”, përfundoi studenti.
Vlen të theksojmë që kryeministri Rama dhe komiteti i ekspertëve kanë vendosur për të bërë të detyrueshme vaksinën për 3 kategori: Personalin mjekësor, studentët dhe personelin e mësuesve.