18:41 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vaksinimi i detyrueshëm, Alimehmeti kategorikisht kundër: Po shtohen pasaportat fiktive, e gjitha do na kthehet në boomerang  

14:31 | 24/09/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vaksinimi i detyrueshëm, Alimehmeti kategorikisht kundër: Po shtohen pasaportat fiktive, e gjitha do na kthehet në boomerang  

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur mbi situatën e Covid 19 në vendin tonë, rastet e infektimeve dhe vaksinimin e detyrueshëm. Këtë të fundit Alimehmeti e quajti shumë të shpejtë për vendin tonë, sa kohë që nuk është bërë punë e madhe në bindjen e qytetareve edhe përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe derë më derë.

“Si shëndet publik ne nuk kemi bërë mjaftueshëm që të çojmë informacionin e besueshëm të qytetarëve, ndryshe nuk kishte pse vaksinimi të bëhej i detyrueshëm. Ne nuk kemi shkuar në terren derë më derë te qytetarët, kontakti personal është shumë i fortë, detyrimi është i parakohshëm sa kohë që ne nuk i kemi konsumuar të gjitha hapat.

Ne kemi dy shembuj, është Britania , ku ka funksionuar shumë më mirë informacioni, dhe Franca po përpiqet të bëjë gjithçka të detyrueshme dhe mbetet pas me numrat e vaksinimit. Duhet të shkohet deri te figurat fetare, të artit që të bindnin njerëzit për tu vaksinuar.

Pasi të ezaurohen të gjitha mundësitë, mund të kërkonim vaksinimin e detyrueshëm, vetëm atëherë që të kemi garanci se vaksina mbron nga infektimi. Ne kemi shumë studentë që e kanë kaluar Covidin në rrugë natyrore, çfarë shtojmë me vaksinën? Këtu kemi një vakum rruge, kontakti dhe informacioni, që duhet ta bëjnë të gjithë nga i pari te i fundit”, u shpreh Alimehmeti.

Epidemiologu tha më tej se vaksinimi i detyrueshëm do të sjellë një bumerang, pasi shumë njerëz po paguajnë për vaksinimin fiktiv.

“Di që ministria ka prodhuar disa informacione online, që janë pak veta që e kërkojnë, ai që e kërkon nuk është hezitues, ai nuk shkon që ta kërkojë vetë informacionin. Duhet të marrim parasysh që ka një fenomen tjetër kur e bëjnë të detyrueshëm, që është vaksinimi fiktiv. E kishim parë të raportuar në Europë dhe SHBA, por nuk e kishim hasur në vendin tonë.

Njerëz që nuk janë vaksinuar dhe kanë dokumentin sikur e kanë kaluar, janë njerëz që dëmtojnë shëndetin e tyre. Nuk mund të themi që të vaksinuarit nuk infektojnë persona të tjerë. 1 vaksina eviton shenjat e rënda të sëmundjes, ka qenë gabim perceptimi dhe retorika që vaksina do të ishte fundi i kësaj pandemie.

Kjo kthehet në zhgënjim, në pozicion, në frenim, në hezitim, na kthehet kundër. Patjetër që përbën vepër penale, është njësoj si patenta e marrë pa dhënë provimin. Nuk do të kishte ndodhur në rast se nuk do të ishte e detyrueshëm. Kjo lojë nisi që në Dhjetor të 2020-tës, dhe sapo u përmend fjala detyrim janë 1500 kompani që merren me prodhimin e pasaportave të rreme. Vërtetimi i vaksinimit është i pamundur”, tha më tej epidemiologu.

Pas

“Nuk mund të drejtohet Shqipëria me vota të vjedhura”, Limoz Dizdari mbron Qendrën e Artit në Ksamil: Na kanë bërë presion ekstrem, nuk kemi frikë nga vdekja

Para

Pesë të arrestuar në qytetin e Fierit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për përndjekje (EMRAT)

Para
Pesë të arrestuar në qytetin e Fierit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për përndjekje (EMRAT)

Pesë të arrestuar në qytetin e Fierit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për përndjekje (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

Trump për pengjet në Gaza: Nëse nuk ka armëpushim, kemi disa alternativa…

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.