Policia e Shtetit është përfshirë në një valë ndryshimesh ditëve të fundit. Këtij ndryshimi nuk i ka shpëtuar as drejtoria e Policisë së Shkodrës.
‘Fax News’ raporton se Vehbi Bushati është emëruar drejtor i policisë së Shkodrës. Ai ka zëvendësuar Gjovalin Lokën i cili është emëruar si Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Sigurinë Publike.
E ndërsa pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Qarkut Korcë, Arben Skëndo drejtimin e këtij institucioni e ka marrë Lorenc Panganika.
Ai vjen në Korçë pasi mbante të njëjtin pozicion në Gjirokastër.
Sipas të dhënave pritet që javën në vijim Panganika të prezantohet zyrtarisht ndërkohë që transferimi i tij është bërë në kuadër të ristrukturimit të policisë se shtetit.
Ai ishte emeruar në Gjirokastër prej vitit të kaluar ndërkohë që më herët ka qenë edhe ne Shkodër. Pak ditë më parë Arben Skendo u dorëhoq nga pozicioni i drejtuesit vendor ndërkohë që u komandua në vendin e tij Alfred Numani ndërsa ditën e shtunë u zyrtarizua emri i ri që do të drejtojë blutë e qytetit juglindor.
(B.H/Faxweb)