Temperaturat e larta janë përhapur me shepjtësi në Kanada duke shkaktuar vdekjen e 20 personave, raporton Daily News.
Një valë masive nxehtësi ka goditur pjesën lindore të vendit, të njohur për temperatura të larta gjithmonë gjatë kësaj periudhe.
Autoritetet vendas thanë se 19 persona kanë vdekur nga shkaqet që lidhen me temperaturat e larta gjatë javës së kaluar, duke përfshirë 12 persona në zonën e Montreal, i cili është qyteti i dytë pas Kandasë për nurmin më të madh të qytetarëve.
Në Montreal, termometri shënoi 34 gradë Celsius të mërkurën, një nivel i lartë ky për zonën, ndërsa në Quebec, indeksi i lagështisë tregoi 40 gradë dhe gjatë ditës pritet të mbërrijë 43 gradë.
Ky indeks paraqet mënyrën sesi perceptohet temperatura nga individi, kur asaj i bashkohet edhe efekti i lagështisë. Vala e të nxehtit nisi të premten e kaluar dhe nuk ndaloi më, duke i lodhur kanadezët e mësuar me temperatura të ulëta.
Autoritetet lokale po bëjnë përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur kësaj situate përmes freskimit të vendeve publike me ajër të kondicionuar, hapjes së pishinave, shpërndarjes së ujit falas dhe kontrollit mjekësor të personave më të rrezikuar nga vapa, të moshuarit apo ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
“Mendimet e mia janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur në Quebec gjatë kësaj vale të nxehtë. Temperaturat rekord pritet të vazhdojnë në Kanadanë qendrore dhe lindore, prandaj sigurohuni që ju të dini se si të mbroni veten dhe familjen tuaj, “ka shkruar në Twitter kryeminsitri Justin Trudeau.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post