07:34 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vala e të nxehtit në Evropë, shkon në tre numri i viktimave në Spanjë, portugezët luftojnë me flakët

16:30 | 05/08/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vala e të nxehtit në Evropë, shkon në tre numri i viktimave në Spanjë, portugezët luftojnë me flakët

I nxehti shkakton tre viktima në Spanjë, që bashkë me Portugalinë, parashikohet të përballen me temperatura rekord deri më 8 Gusht. Në Katalunjë, termometri shënon 40 Gradë Celcius. Situata nuk është më e mirë në Portugali. Në qytetin Alcácer do Sal të distriktit Setubal, u regjistruan 45.9 gradë.

Lisbona parashikohet të jetë një prej qyteteve më të nxehta në botë gjatë kësaj fundjave.

Në jug të Portugalisë, qindra zjarrfikës kanë luftuar me flakët në një pyll në Algarve, një destinacion popullor turistik. Dy fshatra në zonën Monchique janë evakuuar.

Mbi 700 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje, dhe 11 avionë me ujë janë përdorur për të luftuar flakët, teksa temperaturat parashikohet se do të shkojnë deri në 47 gradë celsius.

Ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut ka shkaktuar të nxehtin më të fortë në Iberia që prej vitit 2003, një prej viteve që mbahet mend si më i ashpri sa i përket zjarreve në pyje.

Autoritet portugeze kanë qenë në alarm gjatë gjithë javës në përpjekje për të shmangur një përsëritje të mundshme të zjarreve të vitit të kaluar, ku 114 persona humbën jetën.

Në Francë, automjetet u rreshtuan në radhë në të ashtuquajturën “E shtuna e zezë”, dita me trafikun më të rënduar, teksa pushuesit nisin udhëtimet për në destinacione të ndryshme. Por, këtë vit shoqërohen me temperatura shumë të larta.

Spanja dhe Portugalia janë dy vendet që janë goditur më shumë nga i nxehti që ka përfshirë Evropën. Tre persona kanë humbur jetën në Spanjë, ndërsa në jug të Portugalisë qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët që kanë përfshirë pyllin në Algarve.

Etiketa: vala e te nxehtit
Pas

Kapen 15 pako me drogë në Kakavijë, arrestohet 32-vjeçari që po trasportonte lëndën narkotike

Para

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie dëshiron të bëhet nënë për herë të shtatë?!

Para
Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie dëshiron të bëhet nënë për herë të shtatë?!

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie dëshiron të bëhet nënë për herë të shtatë?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-polici shqiptar plagoset në pritë të dyshuar në Itali

“Qetësohen” çmimet në maj! Inflacioni zbret në 2.2%, argëtimi bëhet më i shtrenjtë

Robert F Kennedy Jr shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit

Irani kërcënon me sulme precize ndaj centraleve bërthamore izraelite

OVL e UÇK-së i dërgon letër Osmanit, kërkon sqarime për mandatin e EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara

Parashikimi i motit, 10 qershor 2025

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.