Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta me origjinë Sahariane i cili do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë rritje të temperaturave.
Ditën e diel, datë 22 korrik vendi ynë do të mbetet i përfshirë nga vala e nxehtë sahariane . Moti do të jetë me diell në të gjithë vendin . Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 16/34°C
Zonat e ulëta 21/38°C
Zonat bregdetare 22/37°C
Discussion about this post