09:50 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Valbona iku nga dhuna”, rrëfimi mes lotësh i gjyshit të Alvinit nga nëna: Ende kam iluzionin se vajzën e kam diku

15:33 | 14/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Valbona iku nga dhuna”, rrëfimi mes lotësh i gjyshit të Alvinit nga nëna: Ende kam iluzionin se vajzën e kam diku

Ymer Çira, është gjyshi i Alvin Berishës, babai i nënës së tij Valbona Berisha e cila u vra në Siri. Ymeri ka një version tjetër të historisë së përse vajza e tij nënë e tre fëmijëve braktisi dy vajzat, bashkëshortin dhe mori djalin e vogël në aventurën e saj me një rekrutues të ISIS.

Ymeri jeton në gjermani dhe në një lidhje me Skype nga Gjermania, tregon se përse vajza e tij, Valbona ishte larguar drejt Sirisë. Sipas Ymer Çirës, bashkëshorti i vajzës së tij, Afrimi Berisha, ka qenë problematik në raport me familjen.

“Duke krijuar debate mes çiftit ka arritur puna në rrahje, ka arritur puna deri aty sa e ka përzënë nga shtëpia, në një kohë që këta fëmijë kanë qenë shumë të stresuar.

Mendoj unë si prind, që duke pasur eksperiencën e disa herëve të përzëna nga shtëpia, se vajza ka qenë edhe e pjekur dhe për të mos i rënë në qafë prindërve, ka ardhur tek ajo pikë që bëri atë pa marrë lejen e askujt, dhe neve na ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tregon ai.

Që nga ky moment ju nuk keni pasur kontakte me vajzën tuaj?

“ Kemi pasur vetëm atëherë në fillim dhe i thashe…..qan….pse e bërë ketë….qan… dhe më tha që jo këtu ku jam, por sikur të gjej një cep tjetër në fund të botës, vetëm ai të mos më gjejë asnjëherë”.

Shpresa e babait të Valbonës, ende nuk është shuar për vajzën e tij.

“ Unë akoma shkoj me iluzionin që vajzën mund ta kem diku. Dhe ishalla është e kësaj natyre”.

Kur ka qenë hera e fundit që ju e keni parë nipin tuaj?

“Alvinin unë nuk e kam parë, ashtu siç nuk e ka parë as Afrimit prej pesë vitesh. Pra, që kur u ndodh atje në Siri, me nënën e tij, me vajzën time. Mirëpo e keqja është, që ashtu siç nuk kam parë Alvinin, unë nuk kam parë as dy vajzat e tjera, këtu në Itali”.

Do shkoni në Itali për të takuar nipin tuaj?

“ Kjo do të ishte kënaqësia më e madhe për mua. dhe po të realizohet kjo, ju do ta shini se Alvini do të ketë një kënaqësi shumë të madhe në prehrin tim. Se ai edhe kur vinte në atë moshë, me mua flinte. Me asnjë tjetër. Me ka dashur jashtë mase. Alvini i ka thënë afrimit, se janë videot, a do më çosh tek gjyshi? Gjyshi i Alvinit që ka bërë ashtu jam unë”./Top Channel

Etiketa: gjyshi alvin berishesvajza iku nga dhuna
Pas

U shpreh kategorisht kundër ndryshimit të kufirit, emërohet raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Para

‘A jeni të pavdekshëm? Pa ta shohim’, dëshmitarët rrëfejnë sulmin me armë të studentit në kolegj nën muzikën e Kurt Cobain

Para
‘A jeni të pavdekshëm? Pa ta shohim’, dëshmitarët rrëfejnë sulmin me armë të studentit në kolegj nën muzikën e Kurt Cobain

'A jeni të pavdekshëm? Pa ta shohim', dëshmitarët rrëfejnë sulmin me armë të studentit në kolegj nën muzikën e Kurt Cobain

Discussion about this post

 



Të Fundit

U shfaq në koncert me flamurin e Hezbollahut, reperi i grupit Kneecap del para gjykatës në Londër

Osmani: Kosova është e vendosur për kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë

Krimi godet sërish në Meksikë, një tjetër Kryebashkiake dhe bashkëshorti i saj qëllohen për vdekje jashtë shtëpisë

Sulmi më i egër i Rusisë mbi Kiev nga 2022, 21 të vdekur

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me Lukashenkon në Bjellorusi

Durrës/ Finalizohet operacioni policor “Again”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh. Kapet autori i dyshuar, i shpallur më herët në kërkim për mashtrim

DASH: Ambasada e SHBA-së në Jerusalem do të mbyllet përkohësisht!

Avionë çekë dhe sllovakë evakuojnë 181 persona nga Izraeli

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.