Kandidatja e Bindjes Demokratike për Vlorën në zgjedhjet e 30 Qershorit, Valbona Mezini, ka postuar sot një foto tejet provokuese nga plazhi. Me rroba banje dhe e shtrirë në buzë të detit, Valbona ka dhënë dhe një mesazh, teksa thotë se lulet janë ilaç për gjarpërinjtë.
Nuk dihet ende se çfarë e ka zhgënjyer ish-vajzën e ekraneve, që rrugën në politikën aktive e ka nisur me një disfatë të tillë si ajo e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Në rezultatin e zgjedhjeve ajo morri më pak vota, sesa ishin fletët e pavlefshme, një rezultat që nuk është se ndryshoi shumë nga Bashkitë e tjera ku garoi BD.
Valbona Mezini ka marrë vetëm 1825 vota për Bashkinë e Vlorës, ndërkohë që fletë të pavlefshme kanë rezultuar 1854 vota.
(E.K/Faxweb.al)