Nëse në shumë prej bashkive, partia Socialiste “emëroi” të besuarit e saj, duke forcuar pozitat në qeverisjen vendore, kjo situatë duket se nuk po ndodh në Bashkinë e Durrësit.
Kryetarja e dalë fituese me më pak se 13% pjesëmarrje të qyetarëve(më e dobëta që nga kryebashkiku i parë, Hafiz Potgorica), Valbona Sako, që për 6 vite drejtoi tatimet, po e konfirmuar nga udhëheqësi politik, Vangjush Dako, është aktualisht kundërshtarja kryesore e tij, që në tentativë për të zhdukur çdo gjurmë dhë punë të tij, po krijon luftën më të madhe brenda llojit. Që nga konfirmimi i saj në 2 gusht 2019, adminstrata e bashkisë ndodhet nën terror psikologjik, e sulmuar sistematikisht dhe me punë të bëra sa për sy e faqe (propagandë mediatike).
Pavarësisht se propozimi i Sakos në këtë pozicion u bë po me miratimin dhe propozimin e Dakos, kjo e fundit, nuk priti shumë, për ti treguar se jo vetëm që nuk është vazhdimësi e tij, por e njëjtë sikur pushtetin ta kishte marë kundërshtar politik.
Në mbledhjen e parë më drejtuesit e bashkisë ajo kërkoi dorëheqjen e 4 nënkryetarëve dhe drejtusve të drejtorive, me argumentin se “tani drejtoj unë”! Tentativat e saj ngelën në ajër, pasi vetë Rama i tërhoqi vemendjen për veprimin e pamenduar dhe pakonsultuar, duke kthyer dëshirën e Sakos, në një veprim jo të mirëmenduar nga ana e saj.
Dorëheqja e drejtoreshës së burimeve njerëzore, Drita Zeneli, e cila mbante këtë post në bashki që nga mandati i parë i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Argumenti ishte për shkaqe shëndetësore, por realisht ishte për presionin e madh që krijoi Sako ndaj saj. Duke pasuae me dorëheqjen e drejrorit të kabinetit, Lavdosh Beqiraj, me dorëheqjen e nënkryetarit, Sami Gjergji, shefit të urbanistikës, Adhurim Qahajaj dhe një sërë specialistësh të thjeshtë, që kishin bashkëpunuar ngushtë më ish kryetarin, Vangjush Dako.
Përveç largimeve të të besuarve të Dakos, Valbona Sako, ka sjell në Durrës frymën të punëve që bëhen onilne dhe jo konkretes. “Kë frikë të prekësh lopatën, se të bëjnë foto”, shprehen me batutë me njëri-tjetrin punonjësit e komunales së Bashkisë. Së fundmi, për të dalë kundër punëve të bëra nga Dako, keyebashkiakja ka ndërmarrë prishjen e galerisë së Arteve Pamore, “Nikolet Vasia” me një të renë lapsit, pasi i duhen sa më shumë aktivitete të publikuara në rrjetet sociale. Burime brenda partisë socialiste, bëjnë me dije se lufta Sako- Dako, i ka kapërcyer kufijte e bashkisë, duke u zhvendosur edhe në parti.
Ngjarjet që rrodhën më pas janë mjaft të ngjeshura në kohë. Rreth 10 ditë para se të publikohej zyrtarisht në faqen e bashkisë, nënkryetarja e re nga Tirana Etleva Kondi kishte nisur punën në institucionin e pushtetit vendor, një emër i përfshirë në firmosjen e HEC-eve në kohën kur Gjiknuri drejtonte Energjitikën.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, këshilltarët shtyjnë për në mbledhjen e ardhshme 7 nga pikat e rendit të ditës, ku ndër më të rëndësishmet ishin emërimi i një tjetër drejtori nga Tirana, Laert Vasilit dhe miratimi i rreth 117 milionë lekëve për t’u përdorur nga bashkia për riparimin e institucioneve arsimore. Në Kadastër arrestohet drejtori Liridon Pula dhe ende pa u ftohur karrikja e Pulës emërohet Arjan Cengu, një 32-vjeçar me detyrë specialist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Tiranë.
Emërimet nga Tirana shërbyen për të hequr të gjitha filtrat bllokues të socialistëve në rrjete sociale, duke degjeneruar në komente me gjuhë denigruese. Ata që kishin heshtur kur në fillim të këtij viti me një të rënë të lapsit do të emëroheshin njëri pas tjetrit drejtori i APD-së, i AKU-së, i Hipotekës, i Kadastrës (të gjithë nga Tirana) nuk u përmbajtën më.
Mërinë e socialistëve nuk arriti ta zgjidhë as sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, që rreth 2 javë më parë mblodhi strukturat drejtuesve në Durrës. Nr.2 i Partisë Socialiste nuk arriti t’i jepte drejtim ngërçit të krijuar mes degës lokale dhe bashkisë dhe atë të krijuar mes klaneve brenda vetë socialistëve durrsakë, të cilët kanë përpara garën për kreun e degës, që me shumë gjasë do të jetë sërish Luan Zaza.
Gjithë ky spastrim ka bekimin dhe mbeshtetjen e kryeministrit ku së fundmi me urdher të ti u shkarkua dhe drejtori i Sherbimit të Transportit Rugor Roni Shqopa ku ishte e qartë që ka qenë krahu i djathtë i Dakos.
Emerimi i drejtorit që do të zëvendësojë Roni Shqopën në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës mund të ulë pak tensionet ose mund t’i ndezë ato edhe më shumë. Një emër i importuar nga Tirana do të shoqërohej me një valë tjetër zemërimi, sepse orekset e socialistëve që presin të marrin një post drejtuesi nuk do të përmbusheshin.
Një gjë duket e sigurt të paktën tani për tani; Nuk ka paqe në PS-në e Durrësit!