Kreu i PD-së Lulzim Basha rithekson në një postim në rrjetet sociale, se sipas tij Valdrin Pjetri është një kriminel i rrangut të tretë në krahasim me Edi Ramën.
Duke risjellë një video me të gjithë personazhet e qeverisjes së majtë që kanë rënë pre e ligjit të dekriminalizimit, Basha thotë se ka qenë Rama që e ka kthyer vendin në një parajsë të krimit të organizuar.
Postimi i Bashës:
Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.
Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.
Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.