02:22 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Valias, kryeministri Rama viziton shkollën 9-vjeçare “Demokracia”: Investim i rëndësishëm për dijen

15:49 | 22/04/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Valias, kryeministri Rama viziton shkollën 9-vjeçare “Demokracia”: Investim i rëndësishëm për dijen

Transformimi i institucioneve arsimore në infrastruktura të denja për nxënien e dijes dhe mësimdhënien, në kuadër të Programit të Rindërtimit, vijon në çdo qytet të vendit me rikonstruksionin e shkollave dhe të kopshteve ekzistuese, si dhe me ngritjen e objekteve të reja. Shkolla 9 vjeçare “Demokracia” në Valias, Kamzë është ringritur nga themelet me financimin e buxhetit të shtetit. Një shkollë model, e konceptuar si një kompleks arsimor ku përfshihen përveç shkollës me 445 nxënës, edhe kopshti e çerdhja me 155 fëmijë, si dhe stafi pedagogjik me 36 mësues dhe edukatorë.

Kryeministri Edi Rama, vizitoi sot shkollën e re,  të ndërtuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore, me klasa komode, laboratorë, bibliotekë, një sallë aktivitetesh, auditor prej 180 vendesh, terrene sportive e hapësira rekreative, në shërbim të gjithë komunitetit të Valiasit.

“Kjo është një prej 38 objekteve arsimore përfshirë kopshte, shkolla, çerdhe që janë rindërtuar në Bashkinë e Kamzës dhe është një investim i buxhetit të shtetit në kuadër të Programit të Rindërtimit. Është një shkollë me kapacitet mbi 400 nxënës, 4400 metra katrorë të ndërtuar me të gjitha ambientet që i përkasin palestrës apo terreneve sportive dhe gjithashtu dhe ambienteve rekreative. Kjo është një sallë për shfaqje të shkollës por gjithashtu i shërben dhe komunitetit për aktivitete të ndryshme.” – shpjegoi Ministrja e arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e cila shoqëronte kryeministrin në këtë vizitë. Ndër të tjera, ministrja tha se “Për vitin 2024-2025 hapen kantierët për 40 shkolla, palestra, terrene sportive në gjithë vendin. Ndërkohë që përfundojmë me gjithë projektet për sa i përket rindërtimit, por dhe me mbështetjen e partnerëve tanë 100 objekte arsimore ne gjithë vendin brenda 2024.

 

 

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli tha se kjo shkollë dhe jo vetëm,  i përmbush të gjitha standardet e BE.  “Falë mbështetjes së qeverisë sot shkolla “Demokracia” përmbush te gjitha standardet e Bashkimit Evropian. Kemi 155 fëmijë në këtë kopsht. Falë mbështetjes ne kemi sot 13 kopshte dhe çerdhe të ndërtuara me këtë standard. Kamza është bashkia e tretë sot në Shqipëri sot për numrin e nxënësve në shkollat e mesme dhe ka qenë e parë në investime.” – u shpreh ai.

“Nëse fjala rilindje ka një kuptim, 100 %, e ka në Kamzë” – tha Kryeministri Rama gjatë vizitës në mjediset e shkollës.

Për afrimin e shërbimeve të lehtësuara ndaj studentëve Bashkia Kamzë tashmë është impenjuar që bashkë me Universitetin të krijojë ndërlidhjen mes nxënësve të klasave të 12-ta dhe nxitjes për të studiuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Pas

Rrëmbeu nipin 3 vjeç dhe e mbajti 8 ditë, gjykata liron gjyshen Bahrie Gjuni

Para

BE: Rezultati i votimit në veri nuk kontribuon në uljen e tensioneve

Para
BE: Rezultati i votimit në veri nuk kontribuon në uljen e tensioneve

BE: Rezultati i votimit në veri nuk kontribuon në uljen e tensioneve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.