Jo më larg se dje është transmetuar në pothuajse të gjithë televizionet lajmi se janë kapur në aeroportin e Parisit dy valixhe diplomatike, në të cilat gjendeshin 23 milion euro.
Por ka qënë Ministria e Brendëshme Franceze ajo që e ka përgënjeshtruar lajmin, si të pavërtetë.
Sipas lajmeve të djeshme këto para mendohej se ishin kapur në Francë dhe kishin destinacion Shqipërinë.Ndërkohë që raportimi është bërë nga mediat e Malit.
Fill pas kësaj Ambasada Shqiptare në Francë ka kontaktuar me policinë Franceze për të marrë më tepër informacion rreth lajmit të përhapur.
Sipas përgjigjes zyrtare që ka marrë Ambasada Shqiptare në Francë e gjithë ngjarja rezulton të jetë e sajuar ndoshta për interes të dikujt ose thjesht është përhapur në media si ‘virus’.
(s.a/faxweb.al)