Këngëtari Kosovar Valon Shehu i cili në festivalin e fundit të “Këngës Magjike” mori pjesë me këngën “Një ditë” shprehet i pakënaqur me votimet e kolegëve.
Në një intervistë për emisionin “Thumb”, këngëtari tregon se votat janë kërkuar nga kolegët edhe nëpërmjet telefonit.
Valon Shehu, këngëtari nga Kosova i cili bëri gjithë publikun për vete me këngën “Një ditë”, konkurruese në festivalin “Kënga Magjike”, është i qefmbetur me mënyrën se si kanë votuar kolegët e tij.
“Me thënë të drejtën më ka ngel hatri me artistët. Ne provat i bëjmë më përpara, dhe në prova gjenerale u duartrokit më shumë kënga ime. Kur vjen puna te votat u ndanë grupe grupe, dy këtej tre andej. Është shumë e vërtetë që marrin në telefon dhe thonë më voto mua. Por vitet e kaluara nuk bëhej telefon. Këtë vit ka rënë shumë telefoni. Kjo nuk ka lidhje, kjo e kompromiseve ndodh jashtë këngës magjike”, tregon Valoni.
Çmimin e parë në edicionin e 18-të të Këngës Magjike, që u zhvillua në dhjetor të 2016-ës, e mori Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”. (D.D/Shuplaka)

Discussion about this post