Kryetari i PBDNJ-së njëherësh edhe aleati i Lulzim Bashës, Vangjel Dule ka reaguar lidhur me aktualitetin politik në vend.
Duke radhitur një sërë precedentësh në jetën politike të vendit, si përgjimet që faktojnë shit-blerjen e votave, Kuvendin pa anëtarë të opozitës reale, zgjedhjet pa kundërshtarë etj, Dule ka sjellë në vëmendje një shprehje të lashtë që përdorej sipas tij në Romë dhe Athinë.
“Pa votim në parti. Me vota te blera në pushtet. Qeveri me oborrtarë. Kuvend monopartiak. Zgjedhje pa kundërshtarë. Opozita në prokurori. Presidenti në shkarkim. Timonier! Të urtët në Athinën dhe Romën e lashtë kësaj i thoshin: “Perëndia i merr mendtë atij që do të shkatërrojë””, shkruan Dule në rrjetet sociale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)