Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka folur nga qyteti i Korçës për marrëveshjen e detit dhe marrëdhëniet me Greqinë.
Dule ka akuzuar kryeministrin Rama se për 5 vite ka mbajtur peng marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë.
‘’Në këto 5 vitet e fundit janë bërë hapa prapa në marrëdhëniet me fqinjin tonë, të cilat kanë kosto jo të vogël. Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohë të gjatë, sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe të tashmen. Rama nuk mund të mbajë peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë, vendi që është strumbullari i politikave euroatlantike të Europës Juglindore”, është shprehur Dule.
Sa i përket marrëveshjes së detit Dule vlerëson si të drejte marrëveshjen e vitit 2009, duke shpresuar që negociatat të konkludojnë në një rezultat të drejtë dhe efektiv.
Për kreun e PBDNJ, ndarja e detit duhet të bëhet sipas konventës respektive të Kombeve të Bashkuara, e cila parashikon çdo aspekt të procesit dhe është ratifikuar nga të dyja vendet.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 2009, Dule thotë se e drejta ndërkombëtare prevalon mbi të drejten e vendit, përfshire edhe Kushtetutën.
‘’Greqia dhe Shqipëria jane të vonuara në arritjen e marrëveshjes’’, shprehet Dule, i cili sjell ne vëmendje edhe apelin e Junker në Tiranë.
(E.K/FAXWEB)