16:13 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-deputeti thirrje emergjente: Të karantinohet urgjent gjithë parlamenti i Shqipërisë

11:37 | 28/07/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-deputeti thirrje emergjente: Të karantinohet urgjent gjithë parlamenti i Shqipërisë

Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka reaguar pas situatës së rënduar në Kuvendin e Shqipërisë, ku deri tani kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, tre deputetë, Ralf Gjoni, Elio Hyska dhe Enver Roshi.

Tavo bën thirrje urgjente që deputetët ti nënshtrohen urgjentisht testit për Covid-19.

“EMERGJENTE: të karantinohet urgjentisht Parlamenti dhe tampon për të gjithë deputetët.”- shkruan Tavo.

Kuvendi tashmë është kthyer në ‘vatrën’ e re të përhapjes së Covid-19. Pasi deputeti Ralf Gjoni konfirmoi se është pozitiv me Covid-19, bëhet me dije se edhe deputetët Enver Roshi e Elio Hysko janë infektuar me koronavirus.

Deputeti i opozites parlamentare Ralf Gjoni ka njoftuar se eshte i prekur nga koronavirusi. Me nje postim ne faqen e tij ne Facbeook, ai shkruan se “Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh tèmpèratùre të lehtë e gjendjeje gripale”.

“Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në ízôlim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma môhôjë një virus i padukshëm”- shkruan deputeti.

Ndërkohë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka konfirmuar ditën e sotme se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Veliaj, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan se gjendja e tij dhe e familjes është e mirë, ndërsa shton se për disa ditë do ti duhet që të punojë nga shtëpia, për të mos rrezikuar shëndetin e personave të tjerë.

Veliaj bëhet kështu zyrtari i parë i lartë që preket nga Covid 19 në vendin tonë, ndërsa apelon të gjithë qytetarët që të mbajnë maska, dhe të jenë të kujdesshëm me rregullat e higjenës.

Postimi i Veliajt: Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM…

JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!

Situata me Covid 19 prej ditësh është e rëndë në vendin tonë, ndërkohë që numri i të prekurve ditorë po qendron më shumë se 100 persona, ndërsa po shënohen dhe dhjetra jetë të humbura në dy spitalet Covid 1 dhe Covid 2. Vetëm dje u shënuan 6 víktima dhe 117 raste të reja, duke e çuar në total numrin e jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë në 144. (M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: vangjel tavo
Pas

‘Shpèrthèn’ Covid-19 në Kuvend, konfirmohen edhe dy deputetë të tjerë me koronavirus

Para

Dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës me Covid 19, dalin përgjigjet e tamponit për Pjerin Ndreun

Para
Përgjimet e Bild/ Donte të mbronte veten, del bllof Pjerin Ndreu. Ja dy gafat që bëri

Dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës me Covid 19, dalin përgjigjet e tamponit për Pjerin Ndreun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria drejt një sistemi pronësie modern europian, miratohet udhërrëfyesi për digjitalizimin e Kadastrës 2025-2028

Ministri Balla takon shqiptarët e suksesshëm në Toskana: Falenderim për promovimin e Shqipërisë

Tragjedi në Shkodër/Gjendet i pajetë 70-vjeçari nga Tirana në lumin Buna

Kuvendi i Shqipërisë prezanton portalin e-Legjislacioni: Spiropali: “Hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet”

Proda dhe drejtuesi britanik nxisin bashkëpunim të thelluar kundër krimit të organizuar

Hungaria dhe Sllovakia frenojnë paketën e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës

Mirditë/Aktivizohet vatër zjarri, në terren forcat e MZSH, MC dhe shërbimi pyjor

Shëngjin/ Fiket zjarri në një banesë, shkak bombula e gazit

Vrasja e Grei Bihucit në Fier: Florian Muka dënohet me 12 vite burg, kushëriri i mitur lirohet

Trup i pajetë gjendet në lumin Shkumbin, policia rrethon zonën pranë ish-Metalurgjikut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.