12:59 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Keni dijeni se Basha dhe Rama janë takuar në janar në një shtet mik të Shqipërisë?” gazetari befason Berishën

21:31 | 23/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E keni quajtur Hashim Thaçin argat të Beogradit”, shpërthen Sali Berisha: Mos më bëj me folë se edhe hyjnor të ishte…

Analisti Lorenc Vangjeli ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha në një studio televizive nëse ka dijeni për një takim mes Ramës dhe Bashës në janar të këtij viti në një shtet mik të Shqipërisë.

Berisha pasi u step për disa sekonda, e mohoi këtë takim, duke shtuar me të qeshur se këto janë shpikje të Endri Fugës.

Vangjeli: Keni dijeni se Basha dhe Rama janë takuar në janar të këtij viti në një shtet mik të Shqipërisë?

Berisha: Lorenc e di ku e kam fjalën…. te keqardhja ime që ti bie viktimë e Fugës. Ti mund ta mashtrosh Fugën, por jo ai ty!

Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni në foto z. Basha duke buzëqeshur pas Ramës?

Berisha: Nxirre foton! Më vjen keq që viktimizohesh nga Fuga, absolutisht nuk është e vëtretë!

Ish-kryeministri Sali Berisha po ashtu ka komentuar për herë të marrëveshjen mes opozitës dhe qeverisë sa i përket reformës zgjedhore. Në emisionin Opinion, ai tha se pse është arritur në këtë pikë dhe pse opozita nuk arriti dot në qëllimet që kishte.

“Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri. Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje. Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë”, tha Berisha në Opinion.

Por pse opozita nuk realizoi dot qëllimet e tjera që kishte?

“Opozita nuk realizoi dot dy qëllime të tjera, rrëzimin e Edi Ramës dhe shkuarjen në zgjedhje të tjera. Në këtë realitet, opozita kishte qëllim vetëvrasjen me atë vendim që bëri? JO. Nuk e rrëzoi, sepse nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mos bindjen civile të shkallës së atij sa ti jepte shqelmin e Edi Ramës”.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Lorenc VangjeliSali Berisha
Pas

S’e tregon aspak moshën që ka! E dini sa vjeç mbushi sot Diellza Kolgeci?

Para

A e ka dobësuar taksa Kosovën në aspektin ndërkombëtar? Ja si përgjigjet Haradinaj

Para
A e ka dobësuar taksa Kosovën në aspektin ndërkombëtar? Ja si përgjigjet Haradinaj

A e ka dobësuar taksa Kosovën në aspektin ndërkombëtar? Ja si përgjigjet Haradinaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri, ndalohet 21-vjeçari (Emri)

Berisha: Në tempullin e demokracisë u ngrit pretenca ndaj Ramës, farsës zgjedhore dhe shtetit të kapur

Turizmi shton bizneset në Vlorë/ Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë. 30 hotele të reja

AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë

Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.