15:51 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

11:35 | 29/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike denoncon shpërdorimin e fondeve publike nga Bashkia e Tiranës përmes tenderave të dyshimtë dhe me mungesë konkurrence, që rëndojnë buxhetin e qytetarëve dhe nuk reflektojnë prioritetet e vërteta të komunitetit.

Sipas open procurement, në total, 17 milion euro me TVSH janë shpenzuar nga Bashkia e Tiranës për pajisje dhe orendi mobilimi, përmes 63 tenderave, ku janë shpallur fitues vetëm 16 operatorë ekonomikë – mesatarisht 4 tendera për çdo operator.

Ky përqendrim alarmues nuk është aspak rastësor, por pasojë e kritereve kualifikuese të hartuara me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara, në shkelje të konkurrencës së ndershme. Ky model është tashmë i dukshëm edhe në drejtimin e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani.

Në datë 23 qershor, ishte parashikuar zhvillimi i një procedure prokurimi me objekt:

‘Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë, Loti 2’, me fond limit 310 mijë euro.

Kjo procedurë përmban kritere të pajustifikuara dhe joproporcionale me objektin dhe natyrën e kontratës, duke cënuar ligjshmërinë dhe parimet e barazisë së trajtimit të operatorëve, në kundërshtim me:

Nenet 2, 3, 21 dhe 77 të Ligjit nr. 162/2020 ‘Për prokurimin publik’, i ndryshuar;

nenet 40, 41, dhe 78, të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit publik’, i ndryshuar.

Në një kohë kur qytetarët e Tiranës presin ende përfundimin e procesit të rindërtimit, pagesën e bonuseve të qirasë dhe mbështetje për familjet në nevojë, është e papranueshme që përparësi t’u jepet tenderave për mobilim luksoz.

Partia Demokratike i bën thirrje Bashkisë së Tiranës dhe znj. Ristani të rishikojnë menjëherë këto praktika të dëmshme dhe të fokusohen në nevojat reale të qytetarëve.

Çdo shkelje apo abuzim me fondet publike do të monitorohet dhe denoncohet me vendosmëri nga opozita.

Pas

Erdion Muho del nga burgu, Apeli ndryshon masën për atentatin me tritol në Sarandë

Para

Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Para
Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

 



Të Fundit

Autoritetet turke në Izmir arrestuan ish-kryebashkiakun dhe 120 anëtarë të opozitës

Durrës/ Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale, ja rrugët alternative për devijimin e lëvizjes së mjeteve nga 1 korriku

BE pret qeverinë e re të Kurtit, Kos në Shkup: Rajoni duhet të reformohet për të hyrë në “ligën” tonë

Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

Në 4 vite fiton 13,5 milionë euro, Daku rinovon me Rubin Kazanin me një kontratë marramendëse

3 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet me dronet Ukrainase në fabrikën ushtarake ruse

Benjamin Netanyahu konfirmoi udhëtimin e tij në Uashington pritet për takim meTrump

Kryeministri Edi Rama në nisje të takimit, BE – Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes

Marta Kos, Komisioner për zgjerimin e BE – Për Shqipërinë në Shkup

Berisha në Asamblenë e OSBE nuk bën politikë / Kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.