09:53 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Vangjush Dako i ka bërë llogaritë gabim! As fshehja, as heshtja, as pazaret nuk e shpëtojnë nga burgu”

11:45 | 20/11/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD paralajmëron Prokurorinë: Kthimi i fletëarrestit për Vangjush Dakon do të paguhet!

Partia Demokratike përmes deputetes Valentina Duka ka vijuar serinë e denoncimeve në adresë të kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Duka në fjalën e saj ka theksuar se Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se duke mos u shfaqur para qytetarëve, duke heshtur dhe duke mos dhënë llogari, krimi i tij elektroal do të harrohet.

Deklarata e plotë e Dukës:

Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se duke mos u shfaqur para qytetarëve, duke heshtur dhe duke mos dhënë llogari, krimi i tij elektroal do të harrohet.

Vangjush Dako i ka bërë llogaritë gabim!

As fshehja, as heshtja, as pazaret e tij okulte që ai bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat.

Përgjimet në dosjen 339 janë me qindra. Ato që kanë dalë deri tani janë vetëm fillimi.

Përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve në bashkinë e Durrësit dhe deri në kryeministri.

  • Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.
  • Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.
  • Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.

 Në dosjen 339 provohet skema që Edi Rama ndoqi në Durrës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë, për të bashkëpunuar me bandat lokale të krimit të organizuar, sipas pazarit “vota në këmbim të tenderave dhe mosndëshkimit prej policisë”.   

Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin  prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral.

Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi takim me strukturat e policisë në Gjirokastër

Para

Të burgosurit në Burrel paralajmërojnë grevë, reagon AP: Kushte të papërshtatshme, të mbyllet burgu

Para
Të burgosurit në Burrel paralajmërojnë grevë, reagon AP: Kushte të papërshtatshme, të mbyllet burgu

Të burgosurit në Burrel paralajmërojnë grevë, reagon AP: Kushte të papërshtatshme, të mbyllet burgu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dëm prej 10 mln dollarë, 4 aktivistë akuzohen për sulm në bazën ajrore britanike

Policia gjen 383 kufoma të grumbulluara në krematorium në Meksikë

Kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, shkatërrohet grupi kriminal në Greqi

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Gjermania kërkon kontakte të drejtpërdrejta me talebanët për të lehtësuar deportimet e kriminelëve afganë

Tentativa e 41-të sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sulmi rus shkatërron një spital në Herson, plagos disa civilë

Polonia ‘shtrëngon’ kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi ka marrë fund!

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.