Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Durrës, njëherësh kryetari i Bashkisë, z. Vangjush Dako, së bashku me kandidatin për deputet, z. Jurgis Çyrbja, u takuan me banorë të zonës së Shën Vlashit.
Gjatë fjalës së tij përpara të pranishmëve, Dako kërkoi besimin e banorëve për t’ia dhënë votën me qëllim që reformat e nisura të vijojnë për të patur më shumë punë dhe mirëqënie për qytetarët.
Ai kërkoi votën për Edi Ramën, që pas reformës në drejtësi të vazhdohet puna për të rritur punësimin.
Do t’ju kërkoja votën për Edi Ramën, votën për Partinë Socialiste sepse kjo është votë për të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Dako.
Më tej, kryebashkiaku tha se për këtë zonë Bashkia e Durrësit, me mbështetje edhe të qeverisë, ka parashikuar një sërë projektesh të cilët do të lehtësojnë jetesën e banorëve. Z. Dako theksoi gjithashtu se Partia Socialiste siç luftoi për reformën në drejtësi, ashtu do të luftojë edhe për të rritur punësimin.
“Gjithë kjo zonë falë projekteve të Bashkisë por mbështetjes së madhe që ne presim nga qeveria do të japi frytet e veta, do të kemi një Durrës më të mirë, do të kemi më shumë mirëqenie për gjithë secilin prej nesh, do të kemi më shumë punë. Të jeni të sigurtë që ashtu siç Partia Socialiste luftoi fortë për reformën në drejtësi ashtu do të luftojë edhe për të rritur punësimin edhe për të rritur mirëqenien”, vijoi ai më tej.
(XH.A/SHUPLAKA)