Dalja me të kuq e Cristiano Ronaldos, në ndeshjen e tij të parë në Champions me Juventusin, ka risjellë në vëmendje sistemin VAR.
Pas shumë polemikash në medie dhe jo vetëm, UEFA ka marrë vendimin që VAR të jetë pjesë e keëtij kompeticioni nga sezoni i ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur në përfundim të takimit të radhës, ndërsa mësohet se VAR do të përdoret duke filluar nga raundet paraeleminatore të gushtit të ardhshëm në Champions League. Në vitin 2019 do të futet gjithashtu edhe në Superkupën e Evropës, në vitin 2020 për Europa League dhe Kampionatin Evropian, ndërsa në vitin 2021 do të përdoret për fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve.
Në një dalje për mediet, presidenti i UEFA Aleksandër Ceferin është shprehur: “Ne jemi të bindur se përdorimi i VAR në gusht të vitit 2019, do të na japë kohën e mjaftueshme për të ndërtuar një sistem që mund të garantojë përdorimin efikas dhe të suksesshëm, si dhe të përgatisë gjyqtarët, për Champions League, garën më të rëndësishme të klubeve në botë”.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post