Mes s’kamjes dhe dimrit të acartë familja me 10 anëtarë në fshatin Potgorije, rrethti i Korçës sfidon mbijetësën.
Ndërsa dikush gëzohet nga bora e bardhë disa të tjerë trishtohen pasi nuk kanë kushtet minimale për të përballuar temperaturat e ulëta.
Të gjunjëzuar nga varfëria kjo familje flë dhe zgjohet në një banesë ku çfarë fryn jashtë futet brenda, ndërsa drita e diellit është e vetmja që shohin pasi prej muajsh jetojnë në dritën e qiririt sepse mundësitë për të paguar faturat janë të pamundura.
Kryefamiljari shprehet se edhe ndihma ekonomike i është prerë, edhe pse varfëria është aq e madhe sa fëmijët e tyre herë ushqehen e herë jo.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja e ‘Fax News’, Ledjona Xheladinaj.
(B.H/Faxweb)