Poezia “Dalëngadalë”e shkrimtarit të njohur Dritëro Agollit mesa duket është ”redaktimi” që kurrë ai nuk deshi t’i bënte jetës së tij.
Kjo poezi është publikuar së fundmi nga vajza e tij Elona në të cilën mes rreshtave të kësaj poezie shkruhet: Kështu, më i vjetri nga fisi jam unë, Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë, Por ka dhe të tjerë, madje edhe shumë, Që thonë:”Ende ky gjallë”?”. Këto vargje autori mesa duket ja ka dedikuar vetes së tij. Ai u nda nga kjo jetë vetëm pak minuta më parë, në moshën 85-vjeçare.
Poezia:
Dalëngadalë
Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:
Në oborr u tha në fillim një dardhë,
U shterr dhe pusi i madh tek avllia,
Ku kishte koliben qeni i bardhë.
Dhe vdiqën njëri pas tjetrit
Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna ;
Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit
Tek bulevardit zvarris këpucët e ngrëna .
Kështu , më i vjetri nga fisi jam unë
Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,
Por ka dhe të tjerë, madje edhe shumë,
Që thonë:”Ende ky gjallë”?
Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,
Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë! Kur gripi më ze, i ngrenë veshët
Dhe bëjnë sikur u vjen keq:”Vërtet i sëmurë”?
Dritëro Agolli
(J.V/Shuplaka)