Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi së fundmi në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështje të BE-së në Budapest ka deklaruar se rrugët evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalojnë nëpërmjet dialogut. Ai më tej gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Varhelyi tha se pret që palët t’i vazhdojnë përpjekjet për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve. Ndërsa shtoi se Bashkimi Evropian është i angazhuar në zgjerimin e këtij institucioni, me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet dialogut. Presim që palët t’i vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut, duke nisur me dërgimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, është shprehur ai.