Visjan Ukcenaj ka bërë bujë me rolin e Minionit në “Klanifornia” e pikërisht për këtë rol aktori është pyetur në një intervistë për “Thumb on”. Ai është pyetur nëse e kanë ngacmuar persona nga komuniteti homoseksual, dhe ka dhënë një përgjigje mohuese.
“Ka nga ata të komunitetit që të kanë ngacmuar?”, e pyeti gazetari Ronaldo Sharka ndërsa Visjani u përgjigj:
“Jo mo fare, ata duhet të jenë krenar që në televizion ka një karakter që ngre zërin e tyre pavarësisht se është një personazh artistik”.
“Është një personazh që lufton me të gjithë homofobët dhe i sfidon me shumë…le të themi bole. E di që do e presësh, po vari tr***, vari k***”, tha Visjani.