Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka publikuar shifrat e vaksinimit të të gjithë popullatës.
Ajo ka thënë se mosha me mbulesën më të lartë vaksinale është mbi 70 vjeç ndërsa më pak të vaksinuarit janë të rinjtë.
Po ashtu ajo u bëri thirrje qytetarëve për vaksinim.
Bino: Dua të them që vaksinimi është një mjet i rëndësishëm për të parandaluar vdekjet dhe shtrimet në spital, është i rëndësishëm në këtë periudhë që jemi.
Përqindja e vaksinimit me dozë të parë ka pësuar rënie, vaksinimi me dozë të tretë ka shënuar një rritje të lehtë.,
Por përqindja ditore dhe javore e vaksinimi mbetet e ulët në krahasim me muajt e parë
Mbi 12 vjec, është 51.3% me një dozë, ndërsa vaksinimi me dy doza është 48.7%. Me dozën e tretë 13.1% dhe me dozën e katërt 0.2 %
Përqindja e vaksinimit në popullatën adulte është 60.8% me një dozë, 57% me dy doza. Për popullatën adulte kemi një mbulesë vaksinale 57%. Edhe këtu vaksinimi mbetet 12.4%
Për të gjithë popullatën është 40.9% ndërsa me dy doza është 46%. Ndërsa vaksinimi me dozën e tretë 10%.
Nëse do të shkojmë në popullatën sipas grupmoshave, ata që kanë më shumë janë ata mbi 70 vjec.
Mbi 60 vjec kjo mbulesë vaksinale është 68% dhe me tre doza mbetet 35%.
Nën 50 vjeç, mbulesa vaksinale shkon në 52% me dy doza, ndërsa me një dozë 12%. Grupmoshat nën 30 vjec mbulesa vaksinale është nën 30%
Varianiti aktual është BA5, që është rritur në 45% në rang botëror. Nuk ka të dhëna në lidhje me format që shkakton. Ka të dhëna të pakta edhe për transmerueshmërinë në krahasim me Ba2 .
Është emergjencë që të kryejnë dozën e tretë të vaksinimit. Edhe ata që nuk kanë bërë dozën e parë.