Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pamje nga ajo që ka mbetur nga kulla e familjes Haklaj në Tropojë.
Ai iu referua Haklajve nisur nga vrasja e fundit e Guxim Gjyriçit, e cila dyshohet të jetë një mesazh i fortë për të afërmit e tij. Vëllai i Guxim Gjyriçit ka qenë shoku i ngushtë i Fatmir Haklajt.
“Kanë mbetur vetëm disa mure në këmbë. Pqër shkak të shpërthimeve aty nuk ka mbetur më askush, përveç një personi që ka shkuar të rrijë me qira. Kulla është qëlluar me anti-tank dhe armë të ndryshme. Kanë mbetur vetëm muret e gurit në këmbë pasi kulla është disa qindra vjeçare e vjetër”, thekson ai. /abcnews