Nesër do të zhvillohet ceremonia mortore e 35 vjeçarit grek Konstantinos Kacifas, ndërkohë që mediat greke raportojnë se 9 autobusët e parë nga Greqia do të nisen sonte, me synimin për në Bularat.
Media greke Ant 1 raportohet se nga qendra e Athinës, Stathmos Larisis ku janë zyrat turistike Greqi – Shqipëri nisen sot në orën 21:30 dhe 23:00 me orën lokale, 9 autobusë gjithsej, disa prej të cilëve do bëjnë ndalesa të ndryshme nëpër rrethe të Greqisë.
Ndërkohë policia e shtetit ka krijuar një plan masash për shmangien e incidenteve gjatë ditës së nesërme kur do të zhvillohet ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinos Katsifas. Për këtë pala shqiptare ka intensifikuar komunikimin me policinë greke, për të mos lejuar hyrjen e njerëzve me precedentë penalë apo ekstremistëve, të cilit mund të shkaktojnë trazira në Dropull. Mësohet se në terren në Kakavijë e Dropull, do të ketë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Katsifas u vra më 28 tetor në fshatin Bularat pas një shkëmbimi zjarri me RENEA-n. Ai më parë kishte qëlluar edhe mbi makinën e policisë të drejtorisë vendore të Gjirokastrës.
(M.Q/Faxweb)