Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se asnjë ankesë apo pengesë nuk mund ta ndalë vetingun.
Vasili e ka cilësuar vetingun si një proces jetik për drejtësinë në Shqipëri.
Kjo deklaratë e Vasilit vjen pak kohë pasi vetingu u ankimua në Gjykatën Kushtetuese për parregullsi nga Unioni i Pavarur i Gjyqtarëve
REAGIMI I VASILIT:
Vetingu proces jetik për drejtësinë në Shqipëri. Mbështetje e plotë që vetingu të ecë përpara. Asnjë pengesë apo ankesë nuk mund ta ndalë këtë proces pa kthim.
Konsensusi politik i 21-22 korrikut për vetingun është provë e soliditetit të tij juridik dhe moral.(B.H/Shuplaka)