Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka hedhur sot një pyetje në drejtim të Ministrit të Brendshëm Dritan Demirajt.
Ai thotë se edhe pse Demiraj e monitoroi Shqipërinë nga ajri dhe tha se nuk ka drogë në Itali kapen çdo ditë qindra kilogramë droge.
“Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor”, shkruan ndër të tjera Vasili.
REAGIMI I VASILIT:
Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria. Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë.
Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?
Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.
(E.K/SHUPLAKA)