Ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili i ftuar në Ora News për zhvillimet politke më të fundit në vend ka thënë se deri tani ka fjalë të mira për protestën e opozitës dhe mënyrën që ajo ka zgjedhur për tu shkëputur nga protestat e dhunshme.
“Protesta është pozitive sepse është paqësore, është shenjë shumë pozitive. Nuk bëjmë dot asnjë lloj komenti më shumë . Fjalët më të mira për opozitën. Ndarja nga standarti mizerabël i protestave është padyshim një shenjë e mirë” tha ai.
I pyetur për mundësinë e bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës që të shmanget bojkoti apo idesë së bisedimeve të LSI me PD Vasili tha se e rëndësishme është se nuk e mbështesin bojkotin e parlamentit.
“Ftesa ime është të gjithë të punojnë në standartin e poltikës që ngjall konstruktivitet. Në këtë pikëpamje, t’i adresojmë problemet. Nuk i shmangemi dot uljes në tavolinë.”, tha Vasili.
Vasili foli gjithashtu edhe për situatën e drogës në vend që e quajti një sëmundje të madhe për shoqërinë shqiptare. (M.D/ Shuplaka)