Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ftuar në studion e syri.net, ka deklaruar në lidhje me deputetin tjetër të LSI, Edmond Haxhinasto se nuk është nën akuzë apo në hetim.
Petrit Vasili tha se Prokuroria po bën goditje selektive.
“Dashamir Xhika u arrestua pas një denoncimi të bërë nga auditi i brendshëm i ministrit Damian Gjiknuri. Por z. Gjiknuri është akuzuar nga KLSH për 600 milionë euro, dhe sot nuk është as i arrestuar as i hetuar.
Çfarë po ndodh sot? Po goditen kundërshtarët politikë, por kjo tregon se ky është fundi i atyre që marrin veprime të tilla. Të jeni të bindur për çdo goditje politike, përgjigjia e shqiptarëve do të jetë 10 herë më e fortë.
Goditjet politike nuk bëjnë asgjë tjetër, vetëm sesa shpejtojnë rënien e tyre.” – tha Vasili.
Burimi: Syri.net
Discussion about this post