Ish-deputeti i LSI Petrit Vasi i është përgjigjur përmes një statusi në rrjetet sociale ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit, i cili pyeste: A janë të PS personazhet e dosjes 339 dhe 184? Persa vdiq ky Edi Rama të bënte aleancë me LSI kur paska qenë e keqja?”.
Sipas Vasilit, Manjani gabon me pyetjet e tij dhe argumenton një sërë problemesh që kanë të bëjnë me përshtypjet që mund të ketë ky i fundit për Edi Ramën.
Ai e konsideron kryeministrin si të pamoralshëm, blerës të votave dhe njeri me mentalitet monist, dhe e paralajmëron atë se nuk do ti shpëtojë dot dosjes 339 dhe 184.
“Për Edi Ramën logjika nuk ekziston, nuk e ka, se për të logjika është siç thotë populli “ku di derri ç’është nderi. Ndaj Manjan në respekt maksimal të logjikës dhe coherencë tënde të lakmueshme, kiji parasysh, për sa ta gjykosh edhe këto që unë mendoj për karikaturën moniste apo hajdutin e zënë më pras në dorë”, shkruan Vasili.
Ragimi i plotë:
Pergjigje e detyruar Ylli Manjanit!!!
Ylli Manjani pyet pak me pare se :
A jane te PS personazhet e dosjes 339 dhe 184?
Persa vdiq ky Edi Rama te bente aleance me LSI kur paska qene e keqja?
Manjani them se gabon me pyetjet e tij sepse:
Gabon se perdor logjiken ku flet per Edi Ramen.
Gabon se kujton se Edi Rama eshte kryeminister dhe mund te arsyetoje si i tille.
Gabon kur i drejtohet edhe moralisht Edi Rames duke menduar se ka moral.
Meqenese Manjani pyet edhe se cfare mendon LSI per kete, ja pergjigja ime :
1.Per Edi Ramen logjika nuk ekziston,nuk e ka, se per te logjika eshte sic thote populli “ku di derri ç’eshte nderi”.
2.Edi Rama nuk eshte kryeminister eshte thjesht nje karikature moniste,qe i flet nje parlamenti kabesire moniste,pra eshte nje i lajthitur qe flet me vete.
3.Edi Rama s’ka moral politik dhe moralin politik as e njeh hic,per moralin e tij vlen thenia popullore vunjotase “gjalpe ne lekure te qenit”.
4.Por ky dereziu eshte edhe monist edhe frikacak per vdekje.
5.Frikacakun nga dosja e unazes se re,nga dosja 339,nga dosja 184 nuk e shpeton dot njeri ne bote,se dosjet i kane te gjithe dhe ai dhe rilindja jane kapur me presh ne dore si hajdute te zgjedhjeve bashke me kriminelet dhe do pergjigjet deri ne nje.
6.Qe Edi Rama me rilindjen bleu zgjedhjet me kiminele kete nuk e luan topi dhe kete e di dhe shqiptari me i fundit.
Drejtesia vonon, por nuk harron kurre dhe Edi Rama do ta vuaje rende kete faj ku dhe te tijte do deshmojne kunder tij,sic kane filluar ta bejne….
7.Ky monisti karikature bashke me guaket, bretkocat dhe shkollepaktet,qe ka perpara dhe nga mbrapa…jane thjesht nje sindikate e te marreve,qe ska lidhje me politiken, por thjesht me nje Lej Fenizem idiot.
Ndaj Manjan ne respekt maksimal te logjikes dhe koherence tende te lakmueshme, kiji parasysh, per sa ta gjykosh edhe keto qe une mendoj per karikaturen moniste apo hajdutin e zene me pras ne dore.
Miqesisht petrit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post