Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar Eurobarometrin e BE-së. Vasili thekson se “barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis”.
Eurobarometri I BE-së ka publikuar sot rezultatet e një ankete ku i nxori shqiptarët të kënaqur me situatën ekonomike në vend. Studimi i Eurobarometrit, thekson se 55% e shqiptarëve janë të kënaqur dhe optimiste me gjendjen ekonomike të vendit.
REAGIMI I VASILIT:
Eurobarometri na tregon se shqiptaret na qenkan shumë të lumtur, sepse janë shumë të varfër.
Eurobarometri na thotë edhe që megjithëse janë tre herë e kusur më të varfër se europianet, prapë së prapë shqiptarët qenkan shumë të gëzuar që janë kaq të varfër.
Barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave….Gallupi na thotë qartë, që shqiptaret duan të ikin në masë nga Shqipëria, por Gallupi përdor zhivë të pastër me sa duket. (J.V/Shuplaka)