Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar keq me kryeministrin Rama për faktin e publikimit të listës së zezë. Sipas Vasili Rama është vetëm një Don Kishot, por vetë ai e imagjinon veten si një herkul.
“Prapë me lista ky kryeministri, s’ka gjëkundi as ide e as fantazi, imagjinon sikur është Herkul, por është vetëm një Don Kishot”, shkruan Vasili.
Edhe dje Vasili reagoi në lidhje me listat e Ramës duke e quajtur atë një njeri të lodhur që merret vetëm me llogje pazari.
“Shumë i lodhur ky kryeministri ynë, damlla i tëri, vetëm me llogje pazari e me fletë rrufe do e kalojë jetën ky, jo e tha jo s’e tha, bëj një gramë punë or kryeministër, se edhe ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kuje kryeminister ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë”, shkruante dje Vasili.
(E.K/SHUPLAKA)