Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetarit në LSI. Kjo pas rezultateve të zgjedhjeve që e renditën LSI-në forcë të tretë.
“Duke qenë se Kryesia mori në shqyrtim rezultatet e fundit dhe situatën paselelektorale, jam këtu për të diskutuar dy tre elementë që u vendosën në mbledhje.
Së pari kamë një falenderim shumë të madh për 230 mijë votues të jashtëzakonshëm dhe misionarë të LSI-së, që jo vetëm dhanë votë për ne, po edhe për faktin e pakundërshtueshëm se ne ishim forca e vetme që kishim rritje në këto zgjdhje.
Votuan kundër krimit elektoral, kundër strategjisë për blerjen e votës, kundër terrorit, kundër edhe tronditjes së bursave për shkak të dhjetra milionë eurove që u përdorën për blerjen e votave. LSI do të jetë forca e vetme forcë opozitare e vërtetë, mision të cilin do e përmbushim një për një, në mbështetje të qytetarëve, në mbështetje të vegjëlisë dhe jo të oligarkisë.
Gjithashtu kryesia e LSI-së analizoi këtë pozicion të ri, dhe do të dokumentojë në ditët në vijim strategjinë e pashembullt të deformimit të votës të bërë njësh me shtetin, falë edhe deklaratave të kryeministrit ç’bën dhe pozicionin e policisë së shtetit.
Kjo do të sjellë dhe ripozicionimin e LSI-së pëqr të mbajtur frontin opozitar. Shqipëria për katër vite nuk ka pasur opozitë për fat të keq. Në këtë kënbdvështrim të ri LSI-ja ridimensionon energjitë e saj.
Kërkohet më shumë energji, dhe në këtë funskion kam vendosur që të paraqes dorëheqjne tim. Kam marrë në dorë dhe i kam kërkuar Kryesisë që të jem nën drejtimin e Grupit Parlamentar dhe njëherazi 80 % e shqiptarëve presin zhvillime të reja.
Pikërisht në këtë fundkion unë i propozoj LSI-së që zonja Monika Kryemadhi të jetë kryetarja e re, kjo pasi ajo është e njohur për kualitetet e saj pranë qytetareëve dhe kualiteteve të saj organizative, dhe një shkak të fundit ajo është një politikane që në këto vitet e funmdit nuk ka qenë asnjëherë pjëse e qeverive. Po ashtu në postin e zëvendëskryetarit kam propozuar zotin Luan Rama. Po ashtu në postin e dytë të nënkryetares propozoj zonjën Erisa Xhixho. Këto kërkojnë mbedhjen e Kryesisë që do të mblidhet të mërkurën”, u shpreh Vasili. (E.K/SHUPLAKA)