Kreu i grupit parlamentar të LSI-së në Kuvend, ka hedhur akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama. Sot Vasili shkruan se ‘ky kryeministër për pesë lekë voton edhe kundër vetes’.
” Gajasje e madhe vërtet! Ky kryeministër për pesë lekë voton edhe kundër vetes. Interesante është se tani ne e dimë, por edhe Amerika e di se kush ia dha lekët.”, shprehet Vasili. Vasili e ka fjalën për votën OB të Shqipësisë që doli kundër Donald Trump.
REAGIMI:
Kryeministri i vockël i Shqipërisë i hedh vickla Amerikës. Gajasje e madhe vërtet! Ky kryeministër për pesë lekë voton edhe kundër vetes. Interesante është se tani ne e dimë, por edhe Amerika e di se kush ia dha lekët… (J.V/Faxweb)