04:13 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vasili: Kush mendon se LSI nuk do drejtësinë s’është mirë nga mendja

23:29 | 16/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili: Kush mendon se LSI nuk do drejtësinë s’është mirë nga mendja

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka mohuar akuzat se LSI po e bllokon me mekanizma të brendshëm reformën në drejtësi.

I ftuar në emisionin “Arena” në  Ora News, Vasili tha se ishte vota e LSI që e çoi përpara këtë reformë në Komisionin e Posaçëm, sikundër dhe roli i kësaj force politike ishte deçiziv në kalimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese.

“Nëse dikush mendon se LSI nuk e do reformën në drejtësi nuk është mirë nga mendtë e kokës”, tha ai.

Teksa Berisha e etiketon një reformë sorosiane për të favorizuar Ramën, Vasili mjaftohet me deklaratën se Soros ka qenë aktor kyç në këtë reformë.

Pjesë nga debati:

Hila: Një pyetje kam, Berisha ka thënë që reforma është bërë nga sorosistët, është e ndikuar dhe ata e kanë bërë që të jetë në favor të zotit Rama. A kemi një hedhje poshtë të gjithë kësaj pune që është bërë dhe opozita nuk do të jetë bashkëpunuese këtej e tutje?

Vasili: Nuk e di se ç’bën opozita dhe nuk komentoj gjërat e opozitës. Konstatimi juaj ka të bëjë nëse ka qenë Fondacioni Soros një aktor? Ka qenë. Është konsideruar faktor kyç nga vetë ata që e kanë drejtuar reformën. Kjo është njëra anë, se çfarë interpretimi bën zoti Berisha është e drejtë e tij të bëjë interpretim. Unë jam nga ata njerëz që kanë votuar reformën, vota ime e pestë në Komisionin e Posaçëm ka ndarë që reforma të shkonte përpara, vettingu të shkonte përpara apo të mos shkonte.

Hila: Do duhet shumë kohë për SPAK dhe Byronë?

Vasili: Një pjesë e institucioneve në rrugë e sipër do fillojnë të ndërtohen, por të gjitha kanë detyrimin ti nënshtrohen vettingut. Nëse proçesi nuk ecën përpara ne do ndodhemi para një situate.

Hila: Po saboton LSI?

Vasili: Këto figuracione nuk kanë të bëjnë me politikën. Me shtetin kanë të bëjnë 84 vota, kur nuk bëhen pa LSI, tërë ata që janë tromaksur nga trutë e kokës që thonë jo LSI e do, nuk e do, do të thotë që nuk janë mirë nga mendja. 84 vota bëhen me LSI. Që të bëhen 5 vota atje në komisionin e reformës ishte që unë të merrja një vendim politik timin në përputhje me partinë time dhe ti thosha po edhe një reforme që në momente të caktuara kisha rezerva të forta të cilat po verifikohen. Nuk vepronte logjika e ftohtë, por kjo je me partinë, je kundra partisë. Qëndrimi pro dhe kundër Stalinit thoshte babai im në vitet ’50. Kjo kërkonte qëndrim kokëftohtë, hajde të bëjmë një reformë sa më të mirë dhe ta çojmë përpara. Sa i takon kush është pro dhe kundër duhet të ndajmë edhe këtë gjë: Kush është pro realisht dhe kush është pro propagantistikisht. Unë kam vetëm një pro, institucionale, votën, ja ku është ligji dhe hajde të veprojmë. LSI i ka bërë shërbim një ideje, na duhet shumë konstruktivitet dhe shumë konsensualitet që ti shpëtojmë mekanizmave apo takticizmave dinake të politikës.Sot nëqoftëse ka një gjë me të cilën ne e vëmë në vështirësi politikisht dhe moralisht opozitën është që ti e ke votuar me 140 vota Kushtetutën, pse e pengon tani dhe nuk voton vettingun. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Fondacioni Sorospetrit vasili
Pas

Fatmir Xhafaj përkrah Hekuran Isait kur ishte hetues në Krujë, të persekutuarit politik letër Nishanit: Mos e dekreto si ministër! (FOTO)

Para

Rrëfimi rrëqethës i gruas: Si më rrahu Fatmir Xhafaj në policinë e Krujës (VIDEO)

Para
Rrëfimi rrëqethës i gruas: Si më rrahu Fatmir Xhafaj në policinë e Krujës (VIDEO)

Rrëfimi rrëqethës i gruas: Si më rrahu Fatmir Xhafaj në policinë e Krujës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.