Kreu i grupit parlametar të LSI-së Petrit Vasili me anë të një reagimi në rrjtet sociale ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.
Vasili thotë se kryeministri duhet paditur për shkelje të kushtetutës për shkak se siç thotë ai, ka shkelur kushtetutën dukë ligjëruar evazionin fiskal.
REAGIMI I VASILIT:
Ky Kryeminister, qe ligjeron evazionin me taksat duke shkelur e dhunuar Kushtetuten e duke perbuzur edhe FMN-në, duhet PADITUR!
Kryeministri dhe qeveria e droges shkelin Kushtetuten, e cila percakton prere se taksat vendosen me ligj.
I japin vetes tepsine per t’i vene taksat, jo me ligj te qarte per detyrimin per te paguar taksa qe ka seicili ne kete vend, por qe t’i vere kryeministri dhe qeveria sipas qejfit dhe kapjes se tyre: ndryshe miqve, klienteve dhe trafikanteve dhe ndryshe bizneseve te ndershme dhe korrekte, qe duan ti mbysin dhe ti falimentojne.
Ne realizimin e ketij qellimi te zi perbuzin dhe ato qe thote qarte FMN.
Kur kane kurajo te perbuzin dhe Fmn imagjinoni ç’i pret njerezit e thjeshte.
Ja ç’thote Kushtetuta dhe FMN:
Sipas nenit 155 të Kushtetutës së Shqipërisë “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre, caktohen me ligj”}.
Përfaqësuesi i Përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, ka pohuar në një intervistë për “Monitor” se:
“Paketa Fiskale i jep fuqi të madhe për të vepruar lirisht Këshillit të Ministrave, duke reduktuar në këtë mënyrë transparencën e ligjeve të taksave. Ne e shikojmë si veçanërisht problematik faktin që përjashtimet mund të përfshijnë shërbime të tjera përveç akomodimit të ofruar nga hotelet dhe barazinë e tyre (p.sh., “status special”) nuk rregullohen në mënyrë të qartë. Përjashtimet e propozuara mund të jenë shkak që të rriten më tej mundësitë për evazion fiskal”. (B.H/Faxëeb)