19:14 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ligji i koncensioneve, Vasili letër Ruçit: Po bllokoni në mënyrë të padrejtë nismat tona

16:48 | 16/07/2018
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji i koncensioneve, Vasili letër Ruçit: Po bllokoni në mënyrë të padrejtë nismat tona

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për nismën e bllokuar në Kuvend në lidhje me projektligjin për  koncensionet dhe PPP-të.

Në letrën e siguruar nga Faxnews, Vasili shkruan se kjo nismë është bllokuar në mënyrë të padrejtë dhe duhej të ishte shqyrtuar me kohë.

“Kjo nismë filloi shqyrtimin e saj në parim në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese,por shqyrtimi i mëtejshëm i saj u bllokua në mënyre të njëanshme dhe arbitrare nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste”, shkruan ai në letër.

Vasili nuk ngurron t’i shkruajë Ruçit, që Parlamenti është në funksion të mazhorancës shqiptare, duke e akuzuar për njëanshmëri dhe shkelje të parimëve të demokracisë.

“Ju dini fort mirë që shqyrëtimi i nismave të deputetëve apo të një grupi deputetësh nuk janë një favor, që maxhoranca mundet apo jo t’ja bëje opozites apo deputetëve të vecantë, por një detyrim i patjetërsueshëm, dhunimi i të cilit e zhbën Parlamentin dhe thelbin demokratik të ekzistencës së tij”, vazhdon më tej ai.

Letra e plotë

                                           KUVENDI

GRUPI PARLAMENTAR I LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM

 

Nr.______prot. Tiranë, më___.___.2018

 

Lënda: Kërkesë

Drejtuar:

KRYETARITTË KUVENDIT TË SHQIPËRISË

  1. Gramoz RUÇI

 

I nderuarKryetar,

 

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim nisur nga:

-Shqetësimet e mëdha që kishin lindur lidhur me zbatimin e ligjit për Konçesionet dhe  partneritetin publik privat,

-Ndjeshmërinë tepër të lartë publike,

-Mungesën totale të trasparencës në dhënien e koncesioneve dhe klientelizmin e shfrenuar korruptiv qeveritartë lidhur me to,

-Përdorimin e fondeve shumë të mëdha shtetërore në Konçesione teper te dyshimta dhe pa asnjë impakt pozitiv për publikun.

Që në 16 02.2016ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nismën ligjore për njëPROJEKTLIGJ “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, TË NDRYSHUAR”

Kjo nismë filloi shqyrtimin e saj në parim në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese,por shqyrtimi i mëtejshëm i saj u bllokua në mënyre të njëanshme dhe arbitrare nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Kjo nismë u ridepozitua në shtator të vitit 2017 me fillimin e Legjislaturës së re.

Megjithëse jemi në mbyllje te Sesionit të dytë të Legjislaturës së re kjo nismë vazhdon të bllokohet në mënyre arbitrare dhe arrogante nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese si dhe Komisioni i Ekonomisë  në Kuvendin e Shqipërisë.

Keto komisione në shkelje flagrante të Rregullores së parlamentit kanë bllokuar totalisht shqyrtimin e saj pavarësisht se kjo nismë ka qenë vazhdimisht e miratuar nëProgramin e Kuvendit dhe nëKalendarin e punimeve te tij edhe me data te përcaktuara.

Kjo situate dëshmon plotësisht se veprimtaria parlamentare nuk udhëhiqet më nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë si dhe detyrimet e patjetërsueshme, që rrjedhin nga ajo,por vetëm nga interesat e ditës sëmaxhorancës e cila praktikisht ka dalë mbi Rregulloren dhe detyrimet që rrjedhin prej saj duke uzurpuar edhe formalisht edhe procedurialisht Kuvendin e Shqiperise.

Z.Kryetar

Ju dini fort mirë që shqyrëtimi i nismave të deputetëve apo të një grupi deputetësh nuk janë një favor, që maxhoranca mundet apo jo t’ja bëje opozites apo deputetëve të vecantë, por një detyrim i patjetërsueshëm, dhunimi i të cilit e zhbën Parlamentin dhe thelbin demokratik të ekzistencës së tij.

Ndaj kësaj ngjarje, që ka qenëvazhdimisht në sytë tuaj nuk ka pasur asnjë reagim institucional, ndonëse unë, në emer të grupi parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kam pritur me durim, që ky respekt minimal dhe imponim për të ushtruar rregulloren të ndodhte nga Ju.

Për fat të keq kjo nuk ndodhi dhe nisma nuk është marrë fare në shqyrtim edhe sot e kësaj dite ndonëse Ju dhe maxhoranca nëpermjet jush ka futur per shqyrtim e miratim në Seancë Plenare dhe Komisione Parlamentare, projektligje të qeverise pa fund dhe me procedurë te përshpejtuar.

Unë e kuptoj ndjeshmerinë dhe njëanshmërine tuaj për maxhorancen, që ju ka zgjedhur,por ju kujtoj se administrimi i jetës parlamentare në respekt të Rregullores së Kuvendit dhe monitorimi i saj janëdetyrë e juaja.

Tolerimi i një situate të tillë, kur nisma e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim bllokohet në menyrë arbitrare dhe të paligjshme është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e juaja.

Per sa me siper kërkoj nga ju te evidentoni përgjegjesit dhe përgjegjesitë e kësaj situate tepër të rendë e të paprecedent në jetën parlamentare si dhe kthimin e funksionimit të Komisioneve Parlamentare jo sipas dëshirës dhe interesit politik të dites sëmaxhorances, por në perputhje me rregulloren e Kuvendit.

Eksperienca e gjatë e juaja në jeten parlamentare besoj se është e mjaftueshme, qe ju të ndani me objektivitet dhe pa komplekse, detyrimet paralamentare tuaja si Kryetar i Kuvendit nga ato si një i zgjedhur i maxhorancës.Une dua të besoj se ky rikthim ndonëse tepër i vonuar i normalitetit në punën e Kuvendit do të ishte jetik jo vetëm per të, por nëradhë të parë për qytetarët, që e kanë votuar Kuvendin për të funksionuar si pushtet demokratik dhe përfaqësimi dhe jo si nje plackë tregu e maxhorances.

 

Duke ju falenderuar për vëmendjen,

 

 

                                                                 KRYETARI

 

 

PetritVasili

 

Pas

Kush e ka fiksuar vajzën e Niko Peleshit? “Është kaq i pashëm”, kërkon ndihmë për emrin

Para

Trualli i Teatrit Kombëtar, Boci: Kryeregjistruesi nuk dha asnjë të dhënë, informacioni po fshihet qëllimisht

Para
Trualli i Teatrit Kombëtar, Boci: Kryeregjistruesi nuk dha asnjë të dhënë, informacioni po fshihet qëllimisht

Trualli i Teatrit Kombëtar, Boci: Kryeregjistruesi nuk dha asnjë të dhënë, informacioni po fshihet qëllimisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

Macron: Nëse dështon konflikti në Ukrainë, rrezikohet besueshmëria e Perëndimit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.