07:13 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vasili: Lu dhe Vllahutin, mos heshtni dhe shpëtojeni Vetingun, Qeveria kontrollon strukturat

17:29 | 30/09/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili: Lu dhe Vllahutin, mos heshtni dhe shpëtojeni Vetingun, Qeveria kontrollon strukturat

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u ka bërë thirrje ambasadorit amerikan Donad Lu dhe ambasadores së BE-së Romana Vlahutin që të mos heshtin por të shpëtojnë vettingun pasi sipas tij strukturat e tij kontrollohen nga qeveria.

Vasili thotë se kryeministri Rama për shkak të frikës nga vettingu, futi duart në proces.

Ai i bën thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që t’i kërkojnë maxhorancës të anullojë vendimet e fundit të marra në Kuvend me 73 vota, “duke asgjësuar të gjitha garancitë që vetë ambasadorët u dhanë të gjithë shqiptarëve në korrikun e 2016”.

POSTIMI I PLOTË:

Për shkak të frikes së shkollëpakut nga Vetingu qeveria e tij e vogel futi duart e medha te Vetingu.
Qeveria tashme i kontrollon strukturat e Vetingut, u jep personel dhe para aq sa do ajo’ dhe me anë të Ministrisë së Drejtesise u administron investimet dhe informacionet, pra u kontrollon gjithçka.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin ishin garantët e pavarësisë së plotë dhe të pakushtëzuar të Vetingut.

Si anëtar i komisionit të reformës në drejtësi, personalisht e votova vetingun në atë kohë (kujtoj që vota ime bënte diferencën) vetëm pasi besova totalisht garancitë e plota që dy ambasadorët e nderuar Lu dhe Vllahutin qe perfaqesojne SHBA dhe BE më dhanë edhe mua personalisht.

Te nderuar Lu dhe Vllahutin, votimi i fundit i dhunshem i maxhorances në parlament për strukturat e Vetingut :

1.është falimentimi i një ideje pozitive,

2.është perëndimi i një shprese të fundit për një drejtësi të pavarur dhe me integritet,

3.është pushtimi prej qeverisë i mundësisë së fundit për ringritjen e shtetit të së drejtës.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin në kohën e miratimit të kësaj reforme

  1. garantuan publikisht se reforma në drejtësi ishte nje produkt i perbashket edhe i SHBA dhe BE, e ku Vetingu ishte zemra e procesit.

2.Garantuan gjithashtu se qeveria s’kishte te drejte te propozonte reformen, por Kuvendi i Shqiperise dhe Komisioni i Posacem.

3.Garantuan gjithashtu qe Ministria e Drejtesise nuk do te kishte asnje rol sepse organet e reja do te ishin krejt te pavarura ne vendimet e tyre por edhe ne administrimin e tyre.

4.Garantuan qe qeveria do te paguante te gjithe kostot financiare pa nderhyre ne kete proces.

Ka vetëm një shpresë të fundit për të shpëtuar asgjësimin përfundimtar të Vetingut.

Lu dhe Vllahutin kanë sërish në duart e tyre një mundësi të fundit që ta shpëtojnë Vetingun, që zemra e reformës në drejtësi të mos pushojë ende pa filluar mirë dhe qe Shqiptaret te mos zhgenjehen perfundimisht.

Le ti kerkojne maxhorances t’i anulloje vendimet e fundit te mara ne kuvend me 73 vota duke asgjesuar te gjitha garancite qe vete ambasadoret u dhane te gjithe shqiptareve ne korrikun e 2016.

Ne te kundert do te thote se gjithçka ishte nje demagogji, farse dhe riciklim i te njejtes drejtesi te kapur e te korruptuar si dhe qe kete fat te Vetingut do te kete edhe SPAK-u etj organe te drejtesise. (B.H/Shuplaka)

Etiketa: lupetrit vasilivlahutin
Pas

Fjalimi i Rigerta Lokut, Zusi: Leksion shumë i rëndë, në fshat gjendja më e keqe se 4 vjet më pare (VIDEO)

Para

Deklarata e fortë e Lu-së, reagon Basha

Para
Deklarata e fortë e Lu-së, reagon Basha

Deklarata e fortë e Lu-së, reagon Basha

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.