Kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Soicialiste për Integrim, Petrit Vasili, u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu duhet të mbante një qëndrim të qartë për çështjen Tahiri.
I ftuar në “Repot Tv”, sipas Vasilit Lu duhet t’i kishte kërkuar maxhorancës heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm.
“Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t’i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur “peshqit”, bosët e krimit. Ç’të presim? Nga do ta presim?”, tha Vasili.
I pyetur nëse LSI pret rezultate konkrete nga operacioni “Forca e Ligjit”, Vasili u shpreh se “zhvillimet dhe faktet e rënda që po dalin çdo ditë s’kanë pse të na çojnë në janar”. “Duhet një qëndrim i fortë ndaj maxhorancës, boll më me krimin. Në politikën ka qëndrime të qarta, o i voton, o i pengon. Maxhoranca pengoi”, tha ai.
(S.SH/Faxweb)