Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas takimit të kryeministrit Edi Rama me naftëtarët.
Me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”, Vasili shkruan se ndërkohë që naftëtarët vuajnë për bukën e gojës Rama i veshur me kostum luan komedi.
” Naftëtarët kanë një hall shumë të madh, që është mbijetesa, thënë thjesht buka e gojës.
Kryeministri në dëgjesat estradë, që bën medemek për të dëgjuar popullin shkon vetë dhe luan komedinë e radhës”- ka vijuar më tej Vasili.
Postimi i Vasilit :
“Kryeministri i pashpirt flet me naftetaret si kryetar OJQ-je nga ekrani.
Naftetaret kane nje hall shume te madh, qe eshte mbijetesa, thene thjesht buka e gojes.
Kryeministri ne degjesat estrade, qe ben medemek per te degjuar popullin shkon vete dhe luan komedine e radhes.
Kurse me minatoret, qe kane lene djersen e gjakun ne nafte kryeministri flet nga ekrani.
Naftetaret s’kane buke per femijet e tyre ky kryeminister i veshur e i ngjeshur, me kostum e me kollare dhe i parfumosur ben aktorin e Hollywood-it me fukarenjte. Turp i madh dhe gjynah i rende”.