Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili i ftuar në “Fax News” është shprehur se LSI ka depozituar prej kohësh amandamentet që janë shumë të qarta. Ai është shprehur qartë duke theksuar se kanë propozuar uljen e Tvsh-së për mallrat e shportës që janë mallrat bazikë për familjet shqiptare, si sheqeri, orizi, fasule,vaji etj.
Sipas Vasilit është propozuar takasë zero për banesën që për shumicën dërrmuese të shqiptarëve është e papërballueshme.
“Heqje e Tvsh-së për biznesin e vogel i cili është në kufijtë e mbijetësës, ku të gjithë ato që punojnë në këto biznese janë familjarë dhe nëse takasojmë këto biznese rrezikojnë falimentimin e për pasojë shumë qytetrë do të mbeten të papunë.Kostoja do bie mbi këto biznese të vogla të cilat mund të falimentojnë”, tha ai. .
Më tej ai shprehet se: “i jemi drejtuar shqiptarit të varfër, shqiptarit të mesëm. Janë masat më të thjeshta më të domosdoshme të mundshme që mund të merren, por kjo qeveri e urren të varfrin, kjo maxhorancë do të rrënojë të varfërit, mendon ta shfrytëzojë të varfërin të cilit mundohet dhe ti blejë blejë votën. Ne shkojmë më një premisë shumë të thjeshtë, kemi ndjeshmëri për të varfrit. Nuk është protagonizëm t’u ulim taksat të varfërvë, është masë kundër qeverisë që do t’u vendosë të varfëve taksa.
i pyetur nga gazetarja e “Fax News” se çfarë pret LSI-ja nga buxheti, Vaili është shprehur se
“buxheti, duke qenë në krizë të madhe nuk ka investime që të krijoje punë. Nuk ka vizion, nuk ka invesitime të huaja, kjo që ne propozojmë nuk është populizëm po ka vetëm elementë realist, pasi një familje në varfëri ekstreme ka rrezikun të shpërbëhët. Nga buxheti 2018 nuk pres asgjë nuk ka asnjë qasje të re, duhet të diskutonim nje mbledhje afatgjatë në parlament, por asgjë nuk diskutohet.
Grupet e interesit
Për sa i përket takimeve me grupet e interesit Petrit Vasili deklaroi se përfaqsuesit në biznesin e vogel mbeshtesin LSI-në.
”Kemi pasur takime me grupet të interesit dhe sigurisht që na mbështesin por më rëndësishmja është se na mbështesin shumë shqiptarë, mallrat e shportës, taksa e banesës të gjithë i mbështesin këto sugjerime.
Buxheti ska vizion, ska qasje investimesh madhore të huaja, është një dështim, nuk ka asnje vizion. Raporti i këtij buxheti është në kufinjtë e asgjësë, është një dështim pa kthim. Ky buxhet do thellojë krizën, investime të rëndësishme të huaja nuk ka. Na pret një rënie ekonomike e paralajmëruar dhe nga institucionet ndërkombetare.”u shpreh ai për “Fax News”(M.Q/Faxweb)