Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një konferencë për mediat nga selia e LSI-së, ka thënë se e vetmja parti politike që nuk do drejtësi është Rilindja.
Vasili njoftoi se LSI-ja ka depozituar një padi të dytë për Ramën për thirrjen që ky i fundit bëri në zgjedhjet e qershorit 2017, që policia të mblidhte vota.
“Jam këtu për të konfirmuar njëherë e përgjithmonë që e vetmja forcë politike që s’e do Reformën në Drejtësi është “Rilindja” e kryeministrit edi rama
LSI-ja është ajo forcë që ka zhbllokuar ngërçet politike dhe ka realizuar konsensuse të gjëra me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe i ka hapur rrugës, kësaj reforme në Shqipëri.”tha Vasili. (F.G/Faxweb)