08:48 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Vasili në Konferencë: Vendi për herë të parë do ketë opozitë, këto ishin zgjedhjet më të shëmtuara. Si u përdor policia për të përhapur terrorin

10:15 | 27/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili: LSI bëri gjithçka që kjo krizë absurde të zgjidhej. Na vjen keq që u është mohuar e drejta e koalicionit disa partive

Kreu i LSI-së Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për mediat. LSI-ja deri më tani ka arritur të sigurojë në rang vendi 19 mandate, ndërkohë që PS-ja duket se po shkon e vetme drejt qeverisjes me 74 mandate.

Vasili u shpreh se për herë të parë vendi do të mund të ketë një opozitë të vërtetë. Sipas tij zgjedhjet e së dielës ishin më të shëmtuarat në historinë e vendit. 

Ai ka vijuar më tej duke thënë se Policia e shtetit u përdor për të mbjellë terrorin në vend dhe për të blerë votat. 

“Në rradhë të parë dhe mbi çdo gjë dua të falenderoj mbi 230 mijë votues shqiptarë, në rradhë të parë mijëra e mijëra të rinj që ishin forca jonë në këtë fushatë të vështirë që ishin motive ynë. Ata votuan për të pasur një opozitë të vërtetë në këtë vend.

Kjo rrjedh nga një shkak madhor, sepse zgjedhjet e 25 Qershorit u lëshuan miliona para të pista, kur policia ndikoi për terrorin, 230 mijë vota ishin goditja më e rëndë që shqiptarët mund ti jepnin. Për herë të parë pas katër viteve mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Kuvend.

Tentativa blerje vote që janë fotografuar dhe që do të bëhen publike në mbarë botën, por sidomos brenda vendit. Një vend që do të çlirohet nga vjedhjet qindra milionëshe në koncesione, nga droga, të gjitha këto që ishin pa zë, qytetarët do të kenë një opozitë të vërtetë, jo të blerë dhe që do të jenë zëri i tyre, duke qëndruar përballë bandave.

Këto kanë qenë zgjedhjet më të shëmtuara, me vjedhje që i kemi dokumentuar, për ne kryesore dhe mbi çdo gjë është që shqiptarët të dinë të gjitha ato që kanë ndodhur, kjo strategji e kordinuar me kapjen nga ana e policisë së shtetit e cila tani e tutje do të quhet dhe policia e drogës.

Më së fundi po ju them në mënyrë të prerë që 230 mijë votat janë një mision që i ngarkohet LSI-së, një mision që kërkon të zhdukë bandat e nacional socialistëve që bashkë me mekanizmin e gestapos “Task-forcës” kërkonin që të dëmtonin LSI-në.

Ne nuk do ti ndahemi 24 orë këtij misioni. Ne do të mbështesim jo vetëm të ardhmën e të rinjve po të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Vasili.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: LSIpetrit vasilivasili zgjedhjet
Pas

Batutat e Mark Frrokut dhe Ermal Hoxhës, çfarë thanë në momentin kur votuan

Para

“Shqipëria s’mund të merret për së dyti nga bandat”, Vasili: Rezultat shumë pozitiv i LSI-së, nuk është ndonjë fatkeqësi

Para
“Kam një përgjigje për ty”, Vasili: 300 mijë vende punë, premtim i parealizuar i Rilindjes

“Shqipëria s’mund të merret për së dyti nga bandat”, Vasili: Rezultat shumë pozitiv i LSI-së, nuk është ndonjë fatkeqësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.