09:31 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vasili: Në rast se politika nuk vë të parën të ardhmen e fëmijëve e ka humbur motivin e saj

19:13 | 01/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili: Në rast se politika nuk vë të parën të ardhmen e fëmijëve e ka humbur motivin e saj

Petrit Vasili, së bashku me kryesuesen e listës së kandidatëve të LSI-së për qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha ishin sot në qendrën rinore “Tirana Art” në kuadër të ditës së 1 qershorit. Vasili dhe Gjosha ndoqën nga afër ekspozitën e artistëve të vegjël të titulluar “Kolori i të drejtave tona”, ku u prezantuan rreth 45 piktura të formateve të ndryshme.

Këto krijime janë realizuar nga fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët në këtë 1 qershor vijnë ndryshe dhe të ndërgjegjësuar për të mbrojtur të drejtat e tyre. Pasi pa nga afër punimet e fëmijëve,Vasili vlerësoi talentin e tyre duke u shprehur se edhe vetë politika duhet të japi një mbështetje më të madhe për fëmijët që të garantoj një të ardhme të lumtur për ta.

“Politika me të cilën ne merremi, në rast se nuk vë si të parën gjë dhe mbi të gjitha në çdo vendin që merr, të ardhmen e fëmijëve ajo e ka humbur motivin e saj, e ka humbur kuptimin e saj”, – tha z. Vasili duke shtuar se krahas kësaj, duhet dhënë një mbështetje më të madhe edhe familjeve shqiptare pasi një familje e lumtur jep një fëmijëri të lumtur. “Dhe në rast se ne nuk bëjmë gjithçka që familjet shqiptare, prindërit shqiptar të jetë, më të mirë, më të qetë dhe më të lumtur, të jeni të bindur që edhe fëmijët nuk do të kenë një fëmijëri të lumtur. Për mua familje e lumtur, prindër të lumtur ka edhe fëmijë të lumtur”, – u shpreh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha komplimentoi fëmijët për talentin e tyre, duke nënvizuar se për të zhvilluar këtë talent, politikanët duhet të sigurojnë të drejtat e fëmijëve.

“Ne si politikanë kemi një detyrë, të sigurojmë të drejtat e tyre, të drejtat e barabarta që gjithë këta fëmijë të kenë mundësi të jetojnë në një botë ku gjithsecili ka të drejtën e vet për të jetuar, ka të drejtën për t’u arsimuar, ka të drejtën për t’u punësuar dhe normalisht të njihen në fund të fundit edhe këto talente të jashtëzakonshme që ka vendi”, – u shpreh Gjosha. (M.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2006″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Klajda Gjoshapetrit vasili
Pas

Mori pjesë në fushatë, shkarkohet dhe kallëzohet penalisht regjistruesi i pasurive në Shkodër

Para

“Nëse unë do doja pushtet, Luli do ishte akoma në çadër me kostum banjo”

Para
“Nëse unë do doja pushtet, Luli do ishte akoma në çadër me kostum banjo”

“Nëse unë do doja pushtet, Luli do ishte akoma në çadër me kostum banjo”

Discussion about this post

 



Të Fundit

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.