Kreu i LSI Petrit Vasili nga Berati është shprehur se “cilado forcë që kërcënon LSI-në ka thyer qafën”. Ai po ashtu vazhdoi me shprehjen e Metës duke i krahasuar dy liderët me “Tomin dhe Xherrin”.
Pjesë nga fjala e Vasilit:
Shteti i gjobave dhe taksave duhet të marrë fund, ky drejtim i ri e çliron qytetarin, i heq brengën e dhimbjes, t’i kthejmë shtetin qytetarëve, qeverisja për ne është përgjegjësi e madhe, nuk është filmi multiplikativ me Tomin dhe Xherrin, ne kemi detyra të mëdha .
Të gjithë po e presin me padurim 25 qershorin. Kush ka kërcënuar LSI, ka thyer kokën, kështu do ta thyejnë edhe në 25, cilido burrë, është thjesht një buzëqeshje për LSI-në, ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, arrogancën dhe përbuzjen le t’i mbajnë.
Në 25 qershor me LSI forcë e parë shtë drejtim i ri, e presin të gjithë shqiptarët, nuk e ndalon dot asnjë shantazh, fitorja nuk diskutohet, 1 është gjithë Shqipëria, do fitojmë në 26 qershor.
(M.D/Shuplaka)