Kreu i LSI-së nga qyteti i Fierit dha një premtim për të gjithë të rinjtë e këtij qyteti dhe jo vetëm, 100 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Vasili premtoi gjithashtu se do të ulen çmimet e shportës për të gjitha familjet fierake.
“Sot edhe familjet më të varfëra fjerake do të kenë me LSI një çmim dy herë më të ulët për çmimet e ushqimeve të shportës.
Të gjithë bashkë le ti japim përgjigje për mijëra të rinjtë që janë sot në këtë shesh, se do të ketë 100 mijë vende pune të hapura për ta.
Fitore LSI-ja, fitore rinia, fitore të gjithëve”, tha Vasili në fjalën e tij. (E.K/SHUPLAKA)