06:47 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vasili nga Vlora: LSI parti e veprimit, nuk ka qenë parti e fjalëve (VIDEO)

13:18 | 17/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili nga Vlora: LSI parti e veprimit, nuk ka qenë parti e fjalëve (VIDEO)

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së në Bashkinë e Vorës, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun Tiranë, Eriona Bixha, etj.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim kryetari i LSI-së, Petri Vasili, tha se LSI ka qenë parti e aksionit me idenë e vetme për të krijuar një shans për të gjithë.  Vasili tha se nuk mund të ketë një Shqipëri që ecën përpara pa të rinjtë.

“LSI nuk ka qenë parti e fjalëve, ka qenë parti e veprimit, e aksionit, e idesë së vetme që të ecim më shpejt për të krijuar një shans për të gjithë. Nuk mund të ketë një Shqipëri që ndryshon, që ecën përpara që transformohet pa të rinjtë. Vetëm ata mund ta bëjnë këtë gjë. Të rinjtë janë ata që thonë fjalën e tyre. Nuk mund të ketë një Shqipëri që ndryshon, që ecën përpara që transformohet pa të rinjtë. Vetëm ata mund ta bëjnë këtë gjë”,  tha kryetari i LSI-së, duke shtuar se duhet që të rinjtë të arsimohen sa më mirë dhe të kenë një perspektivë në tregun e punës.

“Programi ynë për rininë është pararojë e programit tonë. Shqipëria është e re, dhe Shqipëria kërkon zgjidhje të reja. Kërkon të rinjtë që të kenë një perspektivë të re, kërkon që të rinjtë të arsimohen ndryshe, kërkon që të rinjtë të punësohen sa më shpejt”, u shpreh ndër të tjera  Vasili.

Në fjalën e mbajtur para të rinjve dhe të reja të Vorës, kandidatja për deputet e LSI-së, Eriona Bixha, shprehu bindjen se LSI do të dalë forcë parë sepse ajo mbështet njerëzit e thjeshtë dhe sepse ka një program të qartë për ne të rinjtë.

“LSI do të dalë forcë parë sepse ajo mbështet njerëzit dhe familjet e thjeshta. LSI do të dalë forcë e parë sepse ajo nxit bashkëpunimin, solidaritetin dhe ofron shanse. LSI do të dalë forcë e parë sepse ajo ka një program të qartë për ne të rinjtë duke filluar që nga arsimi profesional”, u shpreh kandidatja për deputete Eriona Bixha.

Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të turit të tij falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së. Z. Meta shprehu mbështetjen e tij për të rinjtë dhe të rejat që bëjnë pjesë në listat e kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës. (J.V/Shuplaka)

http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/05/lsivore.mp4

 

Etiketa: LSIpetrit vasilivlore
Pas

Kapet “superkriminelja” tek QSUT-ja që shiste veshmbathje (VIDEO)

Para

Kapet në Tiranë 32-vjeçari i shpallur në kërkim në Itali për trafik droge

Para
Kapet në Tiranë 32-vjeçari i shpallur në kërkim në Itali për trafik droge

Kapet në Tiranë 32-vjeçari i shpallur në kërkim në Itali për trafik droge

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.